12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Nga Obama tek Albini – Ky është amerikani që ndihmoi kreun e VV të bëhet kryeministër

Rekomandime

Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës. Chaudhary, i cili ishte Drejtori i “New Media Road” në fushatën presidenciale të Barak Obamës në vitin 2008, aktualisht është i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders kandidat për President të SHBA-ve.

- Advertisement -

Arun Chaudhary, hebreo-amerikani me origjinë indiane, i cili punoi për fushatën e ish-presidentit amerikan, Barak Obama, dhe ishte videografisti zyrtar i videomesazheve të Shtëpisë së Bardhë (2009-2011), ishte një nga njerëzit që ndihmoi Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit në Kosovë, e që rezultoi me fitoren e Vetëvendosje dhe zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë.

34-vjeçari Arun Chaudhary, me baba indian dhe nënë hebreje, i lindur në Nju Jork (1974), është i njohur për aftësitë e tij për të sjellë artin në botën e fushatave politike. Ai është një nga personazhet më influence në politikën moderne të komunikimit.

Arun Chaudhary ka publikuar fotografitë e Albin Kurtit gjatë parakalimit pranë gardës së FSK-së, duke shkruar se është e mundur që të krijohet një botë më e mirë.

- Advertisement -

Më tej ai ka shkruar se kishin menduar se nuk është e mundur që kjo të ndodhte në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit