8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kjo është Njësia Speciale që është vendosur në Mitrovicën e Jugut

Rekomandime

Kryesia e Sindikatës e Policisë së Kosovës sot vizitoi Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilat janë të vendosura në Kampin e Belvederes dhe drejtorin rajonal të Mitrovicës së Jugut.

- Advertisement -

Gjatë takimit me këto njësi, Kryesia e Sindikatës së Policisë ka parë gjendjen reale dhe vetëmotivimin e lartë të njësive në zbatim të ligjit dhe autorizimeve policore.

“Kryesia e sindikatës i njoftoi zyrtarët policorë për aktivitetet sindikale dhe gatishmërinë e Sindikatës për përkrahje në ngritjen e mirëqenies dhe kushteve më të mira të punës. Po ashtu, Sindikata e Policisë mori përkrahje të fuqishme nga njësitë speciale për aktivitete sindikale për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies së pjesëtarëve të Policisë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit