-3.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kjo është partia e vetme në opozitë që e përkrahë qeverinë Kurti

Rekomandime

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka thënë se partia e tij do të votojë pro formimit të Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se nuk mund të veprojë ndryshe dhe “do të vazhdoj të mbetem konstruktiv”.

- Advertisement -

Sot do të ketë ndarje. Është propozuar oferta për kryeministër.

Dua të besoj në këtë ofertë.

Dua të besoj në çdo fjalë që e thatë sot.

- Advertisement -

Nëse njeriu angazhohet shpirtërisht, çdo gjë është e arritshme, por ka një parakusht.

Atë që do ta bësh duhet ta duash.

- Advertisement -

Unë besoj se ju e doni këtë.

Ne si AKR gjithmonë kemi qenë konstruktiv.

Ende s’janë mbyllur proceset themelore të shtetit tonë.

Kam qenë i kritikuar pse kam votuar çdo qeveri. Nuk mund të bëj ndryshim, s’mund të ndërrohem as sot dhe dua të mbetem ashtu, i natyrshëm, si gjithmonë.

Ne si AKR kemi qenë konstruktivë, prapë do të jemi.

Duhet pajtim, urti, energji pozitive, jo urrejtje.

Ne s’do ta bëjmë atë që keni bërë ju.

Unë dhe njerëzit e mi s’do ta lëshojnë asnjëherë sallën.

Dua t’u them se do t’u votoj juve.

Të shohim nga e ardhmja”, ka thënë ai.

AKR-ja ka dy deputetë në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit