I propozuari për kryeministër nga radhët e të LDK-së, Avdullah Hoti, në bazë të deklarimit të pasuris që ka bërë në vitit 2019 del të jetë goxha i pasur.
Ai ka mbi vete tri banesa në vlerë 233 mijë euro dhe qindra mijëra euro para të gatshme, shkruan Insajderi.
Hoti në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se vetëm njëra nga banesat ka kushtuar 105,000 euro, kurse dy të tjerat në vlerë prej 68000 dhe 60000 euro.
Derisa ka deklaruar tri vende pune: një si deputet, tjetrën si profesor në UP, tjetrën si profesor në një kolegj privat.
Në kolegji privat Hoti ka marrë 8100 euro parapagim. Por, ai në total merr gati shtatë herë më shumë euro në vit krahasuar me paratë që ia ka parapaguar kolegji privat, shkruan insajderi.
Hoti nga Kuvendi i Kosovës merr 25 mijë e 632 euro, kurse nga Kolegji Dardania 8 mijë e 100 euro në vit, nga qiraja e banesës 1 mijë e 365 euro, nga mëditjet e Kuvendit të Kosovës 1 mijë e 325 euro, pagë nga UP në vlerë prej 11 mijë e 183 euro, dhe mëditje nga Akademia e Shkencave në vlerë prej 95 eurosh.
Ndërsa, gruaja që i punon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, merr pagën 6 mijë e 910 euro.
Hoti ka deklaruar se ka 2 mijë 651 euro para të gatshmë nëpër insitutcionet financiare, ndërsa ka detyrime financionare ndaj NLB Banka pasi kishte marrë kredi në vlerë mbi 27 mijë euro për të blerë një banesë, gjithashtu ai ka marrë hua 5 mijë euro për të blerë tokë.
Në total për një vit Avdullah Hoti merr 54 mijë e 610 euro. Apo mesatarisht në muaj 4 mijë e 550 euro.