1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kjo është pozita kyçe e Dritan Abazoviqit në Malin e Zi

Rekomandime

Sipas draft-planit të ndarjes së resorëve të Qeverisë së re të Malit të Zi, i përgatitur nga mandatari Krivokapiç, koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” do të i takojnë 8 ministri, koalicionit “Paqe është kombi ynë” 5, ndërsa koalicionit “E Zeza në të Bardhë” katër resorë, shkruan gazeta “Dan” e Podgoricës,

Mësohet se tri koalicionet fituese të zgjedhjeve të gushtit do kenë edhe nga një vend nënkryetari të qeverisë, ndërsa kreu i “E zeza në të bardhë” Dritan Abazoviq do të ngarkohet si koordinator i Shërbimeve të Sigurisë.

- Advertisement -

Gazeta shkruan se koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” do të marrë resorët eMministrisë së Punëve të Brendshme, Shëndetësisë, Arsimit, Shkencave e trafikut, Ekonomisë dhe Shërbimeve publike e sportit.

Koalcioni “Paqe është kombi ynë” i Beçiq do marrë Drejtësinë, Zhvillimin e qëndrueshëm edhe Turizmin, Përkujdesjen sociale dhe drejtave të njeriut dhe Ministrinë e Jashtme.

Ndërsa koalicioni “E Zeza në të Bardhë” merr Mbrojtjen, Bujqësinë, Zhvillimin rural, Kulturën dhe mediat.

- Advertisement -

Sipas propozim-planit Agjensia për Siguri dhe drejtimin e Policisë do ta marrin kuadro nga “URA” dhe koalicionet kanë obligim që në kto dhe pozitat tjera ministrore të japin emra dhe njerëz kualitativ.

Krivokapiç sot lidhur me emrat dhe procesin e mëtutjeshëm do të atkohet me mandiç dhe Abazoviç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit