12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rrëfimi për njerëzit zemërmirë!

Rekomandime

Për disa ditë me radhë që nga 7 nëntori i këtij e deri mbrëmë ishte një temë e dhembshme për nga përmbajtja, që u shpërnda së pari në Prishtinë e pastaj edhe në mbarë Kosovën:

Një grua e moshuar kishte dalë nga banesa e saj në Kodër të Diellit, dhe së fundi ishte parë te Varrezat e Dëshmorëve në Velani e pastaj për t’i humbur çdo gjurmë! Rrëfim i rëndë dhe që ngjallë dilema nga më të ndryshmet! Familja bëri të pamundurën për ta gjetur zonjën e shtëpisë, duke vendosur fotografinë e saj gati në çdo kënd të rrugëve të Prishtinës. E ajo që dua ta veçoj është SOLIDARITETI I N JERËZVE për ta ndihmuar këtë familje që mbi vetët mbante peshën e madhe njerëzore e me te ta ndajnë dhembjen …

- Advertisement -

Një emër dua ta dalloj – njeriun e mirë RIDVAN TAHIRI, ekspert i fushës së sigurisë i cili me disa bashkëpunëtorë në baza vullnetare të pririë nga shpirtmirësia vullnetarisht i hyri aksionit duke vizituar çdo qoshe e skutë, çdo banesë të vetmuar, çdo garazhë të skutave të Prishtinës, çdo gropë e ku si ka shkuar mendja, edhe atje ku i thonin e ku kishte asnjë gjurmë, por shkoi me atë grup aktivistësh dhe pas një pune të madhe që nuk ka fjalë si të përshkruhet e të ngritët lartë vepra e tij dhe shokëve të tij, ia dolën që mbrëmë ta gjejnë zonjën e nderuar që kishte humbur orientimin dhe për disa ditë nuk e di as ajo vet se nga ka bredhur…Ishte moment prekës takimi i familjarëve me zonjën Remzije Mustafa! Por i paharrueshëm do të ngel fjalia e shkurtë e thënë nga zemra e njeriut të mirë RIDVAN TAHIRI:

“Mirë se erdhe në shtëpi znj Remzije Mustafa! Të paqim me shendet dhe jetë të gjatë! Nga sot i ke edhe 90 djem e vajza që të duan”, ka shkruar Ridvan Tahiri.

Fjali prekëse, plot humanizëm dhe që ta mbushin mendejn se ende në mesin tonë ka ende njerëz të mirë e zemërbardhë siç është z.Ridvan Tahiri e ata 90 miq e shokë të tjerë rreth tij që për disa ditë e netë nuk prajtën së kërkuari zonjën Remzije në të kaër anët anët e Prishtinës dhe të rrethinës! Ju lumtë! Ju përkulëm për veprën njerëzore!

- Advertisement -

Për fund: Dasht Zoti e raste të tilla mos u përseritshin më!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit