1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kjo është shqiptarja që kishte 13 lidhje dhe 3 martesa të dështuara: Dy të parat ishin me letra

Rekomandime

Vjollca Sadiku është një grua që ka dashuruar 13 herë dhe ka 3 martesa të dështuara.

- Advertisement -

Ajo ishte e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” për të rrëfyer se si dështimet dhe eksperiencat e shumta u bënë burim frymëzimi për të zbuluar të vërtetën.

Sipas saj lidhjet kanë qenë burim frymëzimi për të zbuluar vetveten. Sot ajo do na flas për eksperiencat e saj dhe teknikat që e bëjnë atë të jetë gjatë të gjithë kohës e lumtur me zgjedhjet dhe dështimet e saj.Ajo u shpreh se pavarësisht se ende nuk e ka gjetur njeriun e zemrës, është e lumtur.

“Unë e kam gjetur lumturinë në vetvete, nuk e lidh lumturinë me dashurinë”, shtoi Vjollca.

- Advertisement -

Sadiku më pas tregoi se si tre ish-bashkëshortë e lanë atë, dhe zbuloi arsyen se pse po flet publikisht për historinë e saj.

“Martesa e parë ishte si me marrëveshje, doja të ikja jashtë. Por ai më la dhe iku. Martesa e dytë ishte, në takimin e parë e lashë të fliste dhe në fund i thashë nuk është si thua ti, por si them unë. Unë i dhashë test dy vite për të ndryshuar, por ai iku. Ai ndryshoi dhe në fund më la, unë nuk e lashë. E treta: Të dy ramë dakord që të lidhnim jetën bashkë. Por iku. Kam qenë e martuar dy herë me letra dhe e treta nuk kemi patur celebrim. Unë mësova nga çdo lidhje. Kisha punë të kthehesha te vetvetja. Kam dashuruar gjithmonë, ne rritemi dhe ne dashurojmë”, tha Vjollca.Kjo e fundit shtoi se po e bën publike historinë e saj personale që t’u tregojë njerëzve se çfarë është lumturia.

- Advertisement -

“Dua t’i mësoj njerëzit se si të jenë të lumtur”, tha Vjollca, e cila ka shkruar 7 libra që janë ndihmues për të dashur veten.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit