Shtëpinë e ndërtuar me mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët menjëherë pas luftës në lagjen “Dragodan” të Prishtinës, , Ramush Haradinaj e ka lëshuar me qira tash e një kohë.
Kryeministri i ri i Kosovës, bashkë me familjën e tij tani jeton në një lagje mjaft luksoze në Prishtinë, siç është “Marigona Residence”.
Në deklarimin e pasurisë që ka bërë Haradinaj para se të ishte kryeministër në Agjencinë Antikorrupsion, shtëpinë e tij të re në “Marigona Residence” me 500 metra katrorë, e ka blerë me kredi në vitin 2016 e që i ka kushtuar 202 mijë euro.