1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kjo është shuma e parave që u japin mërgimtarët policëve serbë për të kaluar më shpejt në kufi

Rekomandime

Pothuajse gjithsecili në Kosovë e di se një ryshfet prej dhjetë eurosh duhet të bëhet gati për policët kufitarë të Serbisë, në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata.

Sipas Deutsche Welle, kjo nënkupton se miliona euro shkojnë në xhepat e zyrtarëve policorë të korruptuar, çdo vit.

- Advertisement -

Njerëzit e intervistuar nga DW-ja kanë deklaruar se besojnë që ryshfeti nuk është i motivuar politikisht.

Sipas një vlerësimi, rreth gjysmë milioni njerëz me dokumente të Kosovës jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore.

Pothuajse secili që vjen në vendlindje për pushime apo për arsye të tjera, duhet të kalojë përmes Serbisë dhe gatishmëria është që të paguhen 10 euro për të kaluar më shpejt nëpër kufi.

- Advertisement -

Dëshmitë e dhjetëra qytetarëve të Kosovës, të cilët i ka intervistuar DW-ja, thonë se “taksa rrugore” në kufirin serb nuk është një përjashtim, por një ligj, kryesisht në kufirin ndërmjet Serbisë e Kroacisë ose Serbisë dhe Hungarisë.

Sipas dëshmive, polici kufitar që kontrollon dokumentet kërkon haptas para dhe se ata që refuzojnë të japin, përballen me pritje disaorëshe.

- Advertisement -

Duke u thirrur në nevojat për kontroll shtesë, policia i ndan ata që nuk paguajnë dhe i lë duke pritur. Për këtë arsye, ryshfeti prej 10 eurosh paguhet në mënyrë masive.

Një polic me përvojë, i cili ka arrestuar roje kufitare dhe doganierë të korruptuar shumë herë si pjesë e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm, ka thënë për DW-në se nuk është i befasuar me këtë “tarifë”.

“Është një shifër që nuk i shkakton shumë dëm askujt dhe është e lehtë të pajtohesh të paguash”, tha ai, duke shtuar se “të gjithë marrin pjesë në këtë – nga komandanti i stacionit deri te çdo oficer”.

Ai ka thënë se kjo bëhet në mënyrë solidare, duke shtuar se askush nuk e raporton kolegun dhe se ky mur i heshtjes nuk është e lehtë të thyhet.

Disa bashkëbisedues kanë thënë për DW-në se kjo nuk duhet të shihet si një trajtim i motivuar politikisht për shqiptarët e Kosovës.

Kjo pasi, qytetarët me dokumente të Kosovës nuk mund të kalojnë nëpër Serbi me pasaportë të Kosovës, por vetëm me letërnjoftim.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk është përgjigjur lidhur me praktikën e pagesës prej 10 euro që bëhet në kufi dhe nëse do të marrin masa për këtë.

Ndërkaq, analisti politik në Kosovë, Shpëtim Gashi, ka përmendur faktin se Bashkimi Evropian ende nuk i ka hequr vizat për qytetarët kosovarë. Sipas tij, kjo e bënë çdo dalje nga shteti i Kosovës edhe të shtrenjtë, edhe të komplikuar.

Rreth 90,000 kërkesa për viza parashtrohen çdo vit në Prishtinë dhe rreth tre milionë euro derdhen në arkën e ambasadave të huaja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit