9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shuhet në Moskë autori i njërit nga ‘non-paper’ për Kosovën, Manuel Ochsenreiter

Rekomandime

Ka ndërruar jetë në Moskë nga “suImi në zemër”, gjermani Manuel Ochsenreiter i njohur si përfaqësues i ekstremit të djathtë dhe i lidhur me pushtetin në Kremlin.

Ochsenreiter gjatë muajit maj kishte publikuar në revistën gjermane “Zuerst” një “no-paper” për Kosovën.

- Advertisement -

Revista e cila ndjek politika ekstreme, në dokumentin që përmban 16 pika, parasheh kthimin e Kosovës nën Serbi për 99 vite.

Kryeredaktori i “Zuerst”, Manuel Ochsenreiter si punonjës i Bundestagut në Partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), në vitin 2019 ishte akuzuar për urdhërimin e një suImi zjarrvënie në Qendrën Kulturore hungareze në Uzhhorod si përpjekje për të diskredituar Qeverinë e Ukrainës.

- Advertisement -

Sipas autoriteteve, suImi do t’i atribuohej neo-nazistëve ukrainas në mënyrë që të acaronte marrëdhëniet midis Hugnarisë dhe Ukrainës.

Një nga të akuzuarit, i quajtur vetëm si Michal P., i kishte thënë gjykatës se suImi, në të cilin u përdorën koktej Molotovi, u urdhërua nga Ochsenreiter.

- Advertisement -

Michal është një anëtar i Kampit Kombëtar Radikal të Polonisë, një organizatë ultranacionaliste që mbështet separatistët pro-Rusisë në luftën e tyre në Ukrainën lindore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit