2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kjo komunë e Kosovës pezullon mësimin për nesër, shkaku reshjet e borës

Rekomandime

Reshjet e borës që kanë mbuluar Kosovën në 24 orët e fundit në vendet malore ka arritur trashësi mbi 70 cm.

- Advertisement -

Komuna e Dragashit është njëra nga më të prekurat nga ky mot, ku përveç borës po përballet edhe me erëra të forta dhe të rrezikshme, shkruan Indeksonline.

Drejtoria e Arsimit në këtë komunë e ka pezulluar mësimin për të enjten (06.02.2020) për të shmangur rrezikimin e nxënësve.

“Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Dragashit se për shkak të reshjeve të shumta të borës, erërave të forta dhe rrezikshmërisë që mund të hasin nxënësit gjatë udhëtimit për në shkollë, drejtoria e arsimit në Dragash ka marrë vendim që nesër me datë 06.02.2020 të pezullohet mësimi. Dita e humbur do të zëvendësohet në një ditë të shtunë. Mësimi i rregullt vazhdon të premten me datë 07.02.2020“, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Dragashit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit