-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Kjo nuk do t`i ndodhte Novakut po të mos ishte serb”, thotë Gjuriq

Rekomandime

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, deklaroi se qëndrimin e autoriteteve australiane ndaj Novak Gjokoviqit të gjithë në njëfarë mënyre e kanë përjetuar si fyerje.

Gjuriq tha se “Serbia me siguri do t’i përgjigjet maltretimit dhe persekutimit” të siç tha ai “ një njeriu që aq shumë i detyrohet popullit tonë dhe që nuk e meritonte të poshtërohet dhe ngacmohet në këtë mënyrë”.

- Advertisement -

Ai theksoi se mendonte se kjo nuk do t’i ndodhte Gjokoviqit nëse ai nuk do të ishte serb, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk mendoj se kjo do t’i ndodhte Novakut nëse ai nuk do të ishte serb. Ka elementë në atë urrejtje kolektive dhe histeri që ekziston në pjesën e publikut ndërkombëtar kundër Novakut. Më duket se janë disa ndjenja negative”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit