1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kjo vitaminë ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi!

Rekomandime

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.

- Advertisement -

Personat e sëmurë me COVID-19 kanë më pak mundësi të vdesin ose të kenë forma të rënda të sëmundjes, nëse kanë mjaft vitaminë D në sistemet e tyre, sipas një studimi nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit.

“Duke analizuar mostrat e gjakut nga 235 pacientë të shtruar në spital me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi i ri SARS-COV2, pamë një zvogëlim të konsiderueshëm të rrezikut për rezultate të padëshirueshme klinike te personat që kishin sasi të mjaftueshme të vitaminës D”, thanë studiuesit.

Analiza sugjeron se pacientët të cilët kanë mjaftueshëm vitaminë D kanë 51,5 % më pak të ngjarë të vdesin, krahasuar me ata të vlerësuar me mangësi të kësaj vitamine.

- Advertisement -

Sipas Michael F. Holick, bashkautor në studim, gjetjet e botuara në revistën shkencore “PLOS”janë provë e drejtpërdrejtë se vitamina D në sasi të mëdha mund të zvogëlojë ndërlikimet e shkaktuara nga infeksion i koronavirusit të ri. /DPA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit