2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Klasa politike e Kosovës mban përgjegjësinë historike pse manastiret ortodokse i janë dhuruar Serbisë!

Rekomandime

Nga Jusuf Buxhovi

Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, ka folur në lidhje me liturgjinë e mbajtur ditë më parë në kishën serbe në oborrin e UP-së.
Buxhovi tregon rrjedhën historike, ku thekson se krishtërimi ortodoks ka qenë shumë i rëndësishëm në kohën e Bizantit dhe se nuk ka patur Kishë Ortodokse Serbe por ka patur krishtërim ortodoks ku ne shqiptarët kemi qenë pjesë e saj.

- Advertisement -

“Këtu janë bërë gabime të mëdha në fillim, Pakoja e Ahtisarit ka qenë një kompromis i domosdoshëm të bëhet por jo të kalohet tutje asaj që nji pasuri shpirtërore e shqiptarëve por edhe e gjithë popujve të rajonit siç ka qenë Krishtërimi, t’i falet Kishës Ortodokse serbe në emër të asaj se ‘gjoja’ këtu janë disa manastire ortodokse serbe. Kjo nuk është e vërtetë as historikisht po as në aspektin kulturor dhe kishtar”

“Këtu krishtërimi ka qenë i përbashkët edhe në kohën e Bizantit, gjë që kjo shpjegohet edhe me faktin se shumë familje feudale dhe pricore arbërore si Kastriotët,Topijajt, Balshajt, Nemanjajt kanë qenë të ritit ortodoks, paçka se disa prej tyre, në përputhje me rrethanat, kanë kaluar nga kryqi në kryq. Pra, në mesjetë nuk ka pasë Kishë Ortodose serbe, por ortodoksi të përbashkët. Kisha ortodokse serbe ka fituar autoqefalinë më 1923, ndërsamë 1912, pas pusjtimit të Kosovës, i ka përvetësuar dhunshëm. Me këtë rast besimtarët ortodoksë në Maqedoni, Kosovë si dhe Vllehët në Serbi janë kthyer në serbë! Në Maqedoni, Titoja në vitin 1945 e bëri këtë korrigjim kur shpalli artificialisht maqedonët popull. Ndërsa, te ne, në Vjenë u legjitimua ky akt i dhunshëm serb në Kosovë kur iu lanë në mbikëqyrje edhe objektet e kultit ortodoks si pjesë e “trashëgimisë kulturore dhe historije serbe”
Tutje Buxhovi thotë se edhe për Kishën e Deçanit dhe atë të ndërtuar dhunshëm ne oborrin e UP-së ishte dashur të reagohej në kohë nga klasa politike, gjë që nuk është bërë.

Ai thekson se tani jemi para aktit të kryer, dhe këtë manastir të ndërtuar dhunshëm, Kosova duhet t’ia praojë Kishës Ortodokse serbe.

- Advertisement -

“Ajo që ka ndodhur në Kishën serbe në oborrin e UP-së, para disa ditësh, këtu tregon edhe një faktor tjetër që duhet të thuhet. Edhe kisha e Deçanit edhe kjo këtu, në sajë të pasivitetit apo të veprimeve të qëllimshme të strukturave politike, nuk kanë shku në 18-shen Komuna e Deçanit të mbrojë pronat e veta në Gjykatën Kushtetuese. Kështu që në mungesë të mbrojtjes Gjykata Kushtetuese është detyruar të mbrojë dekleratën e Sava Janjiç. Ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe kishën në oborrin e UP-së. Komuna e Prishtinës, Universiteti i Kosovës, juristët e tyre është dashur që ta qojnë arsyetimin dhe ta dokumentojnë se është kishë e dhunshme se është pronë e Universitetit. Këta nuk e kanë bërë atë dhe ajo menjiherë dhe ajo i taku Kishës Ortodokse serbe. Prandaj ne mund të flasim sa të duam, këto janë sjellje hipokrite, ne jemi sot para aktit të kryer, këtë manastir të ndërtuar dhunshëm,Kosova duhet t’ia pranojë Kishës ortodokse serbe” tha Buxhovi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit