4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Koalicioni”, vjen lajmi i keq për Vetëvendosjen dhe LDK-në

Rekomandime

“E them me bindje të plotë dhe pa hamendje, se thellimi i kësaj krize, po shkon në llogari të ish-subjekteve politike të PANIT, që po kujdestarojnë në pritje për thellimin e krizës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, që sigurisht do të ishte, një ndëshkim vetëvrasës, për të ardhmen e VV-së dhe të LDK-së, në politikë që mashtruan qytetarët, për qeverisje dhe ç’kapje të shtetit, nga pronto-mafia”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

Duke parë thyerjet e fundit që ndodhën në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, dhe pamundësinë e gjetjes së formulës së kompromisit për zyrtarizimin e marrëveshjes për koalicionin qeverisës, analistët politikë akuzojnë këto dy parti politike për sjellje të pa përgjegjshme, duke e futur vendin në krizë institucionale akoma më të thellë, për shkak te pazareve te tyre për pozita, dhe kështu me vetëdije të plotë po i humbin edhe shpresat e qytetarëve për ndryshime.

- Advertisement -

Lidhur me këto zhvillime, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Bislim Aliu. Sipas tij, këto veprime të cilat tregojnë se LVV dhe LDK po luftojnë kapjen e pushtetit, dhe jo për interes të qytetarit dhe të shtetit.

Bislim Aliu

“Pa dyshim që partitë e papërgjegjshme politike, në këtë rast, edhe LVV dhe LDK, po e qojnë shtetin, me vetëdije të plotë, drejt krizës dhe humbjes së shpresës së qytetarëve, për shkak të pazareve të tyre politike, duke u përplasur për pozita në qeverisjen e vendit.

E them me bindje të plotë dhe pa hamendje, se thellimi i kësaj krize, po shkon në llogari të ish-subjekteve politike të PANIT, që po kujdestarojnë në pritje për thellimin e krizës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, që sigurisht do të ishte, një ndëshkim vetëvrasës, për të ardhmen e VV-së dhe të LDK-së, në politikë që mashtruan qytetarët, për qeverisje dhe ç’kapje të shtetit, nga pronto-mafia”, thotë analisti Aliu për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas tij, sa më shumë që zgjasin këto përplasje dhe mos arritja e shpejtë e marrëveshjes për ndërtimin e qeverisë së re, pasojat do të thellohen edhe më shumë, dhe qytetarët do të largohen hap pas hapi nga besimi dhe shpresa që kanë pasur për ndryshime në qeverisjen e VV-së dhe LDK-së.

“Kjo sigurisht që do të prodhon pasoja të mëdha të humbjes së besimit te qytetarët. Pasoja do të prodhon edhe për sistemin e drejtësisë.

- Advertisement -

Dështimi i krijimit të qeverisë së re dhe ngecja e bërjes më të shpejtë të Qeverisë së re do të ndikon tek vonesat në reformat e premtuara, në programin qeverisës, të harmonizuar mes LVV-së dhe LDK-së për ta fuqizuar sundimin e ligjit.

Me këtë lojë që po luhet për interesa të ngushta politike, në ndarjen e pozitave në pushtet, do t’i zgjatet, jeta krimit të organizuar dhe zhvatjes së shtetit, edhe për 6 muaj të radhës, deri në krijimin e institucioneve të reja, nëse vendi shkon në përsëritje të zgjedhjeve, për shkak të krizës, në të cilën, po futet nga mungesa e vullnetit politik për kompromis”, theksoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

“Kjo situatë e krijuar po tregon sheshazi, sjellje jo serioze të LVV-së dhe të LDK-së, duke zbuluar mashtrimin e madh elektoral që e kanë bërë karshi qytetarit, sepse të gjitha zotimet e tyre elektoral, për shtet të së drejtës, dhe reforma në drejtësi, nuk ishin gjë tjetër, veç një mashtrim i traditës së vjetër të mashtrimit elektoral”, përfundon Aliu për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit