Imazhet satelitore të mbledhura nga Maxar Technologies tregojnë një kolonë ushtarake tetë milje të gjatë që lëviz në jug përmes qytetit lindor të Ukrainës Velkyi Burluk.
Kharkiv Oblast, reportedly Russian forces that have redeployed from the Kyiv area. pic.twitter.com/IsMWdnsFTv
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) April 9, 2022
Qyteti ndodhet në lindje të Kharkiv, afër kufirit të Ukrainës me Rusinë. Imazhet tregojnë “automjete të blinduara dhe kamionë me artileri” që përbëjnë kolonën, tha Maxar.
Zyrtarët ukrainas thonë se luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në lindje të vendit, me bombardime të rënda të raportuara në të gjithë rajonin e Donbasit, përpara asaj që ata paralajmërojnë se mund të jetë një ofensivë e madhe ruse. Shefi i inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës tha të premten për CNN se trupat ruse po rigrupohen përtej kufirit dhe po planifikojnë të avancojnë drejt Kharkiv. Zyrtarët kanë kërkuar evakuimin e civilëve nga rajoni, pasi forcat ruse e zhvendosin fokusin në Ukrainën jugore dhe lindore.