11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Komentuesi i tha dhuroja 1 milion euro Majlinda Kelmendit, kështu i përgjigjet Pacolli

Rekomandime

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë dje një postim për xhudisten Majlinda Kelmendi, duke thënë se ajo do të mbetet heroinë e vendit, pasi lartësoi flamurin e Republikës dhe u bë inspirim për gjeneratat e reja.

Në këtë postim, ka komentuar një ndjekës, i cili i ka bërë thirrje Pacollit që t’ia dhurojë Majlindës 1 milion euro.

- Advertisement -

“Dhuroja 1 milion Majlindës se më shumë ka bë Majlinda se krejt Klasa politike e Kosovës – Sevap”, ka shkruar ndjekësi.

Kësaj kërkese të tij, Pacolli i ka kthyer përgjigje të shkurtër.

“ok jemi me Majlinden”, ka qenë përgjigja e Pacollit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit