11.6 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Kompania ‘’harron’’ asfaltin e prerë që një muaj, qytetarët në hall gjatë ngasjes

Rekomandime

Qytetarët e Malishevës janë në hall më rrugën Kijevë –Malishevë.

Që rreth një muaj kompania që e mirëmban këtë rrugë e ka prerë asfaltin dhe nuk po e riasflaton.

- Advertisement -

Kjo rrugë, siç ka mësuar lajmi.net, ishte prerë pjesë-pjesë edhe para dy viteve dhe tash përsëri është shfaqur nevoja për riasfaltim.

Qytetarët kanë shprehur indinjatën e thellë me mos reagim më të shpejtë nga ana e institucioneve.

“Çdo ditë shkojë në punë në Malishevë nga Rigjeva. Që një muaj e ka prerë rrugën një kompani copë-copë dhe nuk po e asfalton. Krejt rrugën po duhet me vozite me të dytën”, tha Kushtrimi një banorë i kësaj zone.

- Advertisement -

Lajmi.net ka kontaktuar autoritet komunale për t’u informuar lidhur më këtë projekt.

“Kjo është rrugë nacionale, aty ka intervenuar ministria e Infrastrukturës”, tha shkurt drejtori i Shërbimeve Publike në KK të Malishevës, Milazim Morina.

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës nuk ka dashur të jap sqarime lidhur më atë se kur do të fillojë riasfaltimi dhe se si ka ndodhur që është shfaqur nevoja për intervenim përsëri pas dy viteve. /Lajmi.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit