1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kompania kosovare i ndihmon qytetarët fatkeq në Turqi në vlerë prej 300 mijë euro

Rekomandime

Një ndihmë në vlerë prej 300 mijë euro, është ndarë nga korporata EMPORIUM shpk – lidere në Kosovë me pronar z. Ruzhdi Kadriu, me qëllimin më të mirë për t’i ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia nga tërmeti vdekjeprurës në Republikën e Turqisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke përcjellur me shqetësim të thellë ngjarjen tragjike të këtyre ditëve të prekurit nga fatkeqësia e shkaktuar nga tërmeti në Turqi, EMPORIUM shpk është vënë në dispozicion për të ofruar ndihma edhe kësaj radhe.

- Advertisement -

Sot po nisim kontigjentin me ndihma të përfshira në rroba e veshje e mbathje për gra, për burra dhe fëmijë në vlerën furnizuese prej rreth 300 mijë euro për qytetarët fatkeq në Turqi.

Mendimet tona janë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë. Shpresojmë që donacioni ynë do t’u japë pak lehtësi dhe ngushëllim atyre që janë prekur nga kjo tragjedi”, është shprehur z.Ruzhdi Kadriu, president i kompanisë EMPORIUM shpk.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit