Mbrojtja e lumenjve thuajse asnjëherë nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës.
Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme.
Së fundmi është publikuar dhe një video në rrjetet sociale ku shihet se si kompania “Vipa Qips”, hedh mbeturinat në lumin Sitnica në Vushtrri, ndërsa aty shkruhet se kjo kompani i hedh mbeturinat në këtë lum çdo 2 apo 3 ditë.
Kujtojmë se komuna të caktuara kanë paralajmëruar vendosjen e kamerave për të identifikuar personat që hudhin mbeturina në lumenj. /Reporteri.net/.