1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Komuna e Prishtinës u vë taksë bizneseve nga 1000 euro, pagesat duhen kryer brenda 30 ditësh

Rekomandime

Disa biznese afariste në Komunën e Prishtinës kanë pranuar një taks në shumën prej 1000 eurove gjatë ditëve të fundit, shkruan Gazeta Infokus.

- Advertisement -

Kjo taksë është lëshuar nga Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, për ngarkesat vjetore për ushtrimin e veprimtarisë afariste.

Afati i pagesës është 30 ditë pas marrjes së faturimit dhe në rast të mos pagesës brenda këtyre 30 ditëve mjetet do të realizohen përmes urdhrit të përmbarimit.

SPONSORED CONTENT

- Advertisement -

Утрљајте ово у проширене вене пре спавања и оне нестају за 3 дана

Venoform

- Advertisement -

Në përgjigjet e marra nga komuna thuhet se me vendim të Kuvendit të Komunës së Kosovës, është përcaktuar një taks vjetore.

Kjo taksë duhet të paguhet nga shoqëritë e regjistruara për marrjen ose mbajtjen e lejes për ushtrimin e veprimtarisë afariste.

“Përmes  Vendimit nr.01-431/04-112314/21 të Kuvendit të Komunës është përcaktuar  taksë vjetore e cila duhet të paguhet nga shoqëritë e regjistruara tregtare për marrjen ose mbajtjen e lejes për ushtrimin e veprimtarisë afariste, të cilin vendim Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm është e obliguar t`a zbatojë”, thuhet në përgjigjet e dhëna.

Sa i përket shumës 1000 euro, thanë se përmes rregulloreve komuna mund të vendosë taksa të ndryshme për kategoritë e ndryshme të veprimtarive afariste.

“Përmes rregulloreve ose vendimeve, komuna mund të vendosë një skemë tarifore e cila përcakton taksa të ndryshme për kategoritë e ndryshme të veprimtarive afariste , që duhet t’i paguajnë personat fizikë dhe juridik”, thuhet në përgjigjet.

Këtë taks me vlerë 1000 thuhet se do të paguajnë të gjitha ato biznese që bazohen me vendimin të Komunës së Prishtinës, dhe ngarkesa e taksës bëhet bazuar në shifrat e veprimtarive të cilat bizneset i ushtrojnë.

“Me taksë për ushtrimin e veprimtarisë afariste ngarkohen biznese të caktuar nga Komuna e Prishtinës bazuar në vendimin e sipërpërmendur, ngarkesa bëhet bazuar në shifrat e veprimtarive të cilat bizneset i ushtrojnë”, thuhet në përgjigjet.

Sipas përgjigjeve pagesa e kësaj takse ndryshon në bazë të komunave.

“Taksa për ushtrimin e veprimtarive afariste përcaktohet dhe organizohet  me anë të legjislacionit komunal”, thuhet në përgjigjet e dhëna.

Bizneset të cilat paguajnë taks 1000 euro sipas vendimit të Komunës së Prishtinës janë: prodhimi i rrymës elektrike; grumbullimi i ujit, trajtimi dhe furnizimi; shitja me pakicë e karburanteve dhe lubrifikanteve motorike në shitore te specializuara zona urbane; Hotelet; Radio transmetimi, Aktivitetet e programimit dhe transmetimit televiziv, Aktivitetet e telekomunikimit kabllor, Aktivitetet e telekomunikimit pa tela, Aktivitetet e komunikimit satelitor,  Aktivitetet tjera të telekomunikimit 1000€, Ndërmjetësime tjera monetare, Sigurimi jo jetësor.

Ky vendim është vënë në fuqi që nga data e 16 qershorit të këtij viti.

E këtë vendim të Komunës po ë kundërshtojnë Kryesia e PDK-së.

Në një intervistë të shkurtër më Gazetën Infokus, Asamblisti në Kuvendin e Prishtinës, njëkohësisht edhe Anëtar i kryesisë në Degën e PDK-së në Prishtinë tha se çdo ngarkesë nga drejtoria në fjalë për bizneset në Prishtinë është ë tepërt.

“ Çdo ngarkese nga drejtoria në fjalë për bizneset ne Prishtinë është e tepërt marr parasysh krizën ekonomike qe ka krijuar situata e pandemisë te sektori privat në Kosovë”, thotë asamblisti në Kuvendin e Prishtinës, Leutrim  Retkoceri

Ai shtoi se Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm duhet të sjellin propozime për pezullim të përkohshëm.

“Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim te Qëndrueshëm duhet te sjellin propozime për pezullim te përkohshëm apo te sjelle ne Kuvendin Komunal NDRYSHIMIN DHE PLOTESIMIN E RREGULLORES PER TARIFA , NGARKESA DHE GJOBA KOMUNALE”, shtoi Retkoceri./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit