Janë konfirmuar edhe 39 raste pozitve me koronavirus në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.
“Sot më 23 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e nëntë (39) raste”, njofton IKSHPK.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 669.