6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Konfirmohen gjashtë persona të shëruar me Coronavirus në Kosovë

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi për gjashtë të shëruar dhe gjashtë raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

- Advertisement -

Me rastet e fundit, në vendin tonë numri i të shëruarve me COVID-19, ka arritur në 16.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë (6) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16).

- Advertisement -

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar.

Nga data 08.02.2020 deri me 03.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

- Advertisement -

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit