3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Konflikt mes dy shtetesh, humbin jetën 29 ushtarë

Rekomandime

29 ushtarë humbën jetën në një sulm të armatosur në kufirin e Nigerit me Burkina Fason.

Sipas lajmeve në shtypin lokal, mësohet se dje persona të paidentifikuar të armatosur kryen një sulm në bazën e Forcave G5 Sahel që ndodhet në zonën Tera në rajonin Tillaberi.

- Advertisement -

Sipas të dhënave paraprake në sulm kanë humbur jetën 29 ushtarë ndërsa në konfliktin e zhvilluar më pas u vr anë 79 terr0ristë.

Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush. Edhe në sulmet terr0riste më 2 dhe 6 nëntor në rajonin Tillaberi humbën jetën 80 persona, përfshirë 11 ushtarë.

Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të sulmeve terr0riste në Niger në 3 vitet e fundit janë zhvendosur brenda vendit 313 mijë njerëz ndërsa 235 mijë të tjerë janë detyruar të strehohen në vendet fqinje.

- Advertisement -

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka njoftuar se 420 civilë e kanë humbur jetën në 9 sulmet e kryera në kufirin e Nigerit me Malin dhe Burkina Fason nga janari deri në korrik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit