12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Konjufca: Minimumi kam pritur fitore të VV’së në gjashtë komuna

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, si dhe anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes (VV), Glauk Konjufca, ka thënë se ai kishte pritur që kjo parti të fitonte së paku gjashtë komuna në zgjedhjet lokale.

Këto deklarime Konjufca i bëri në KTV, ku tha se minimumi ka pritur që VV do t’i fitojë 6 komuna.

- Advertisement -

“Unë kam menduar se minimumi Vetëvendosja do të duhej të fitonte 6 komuna. Nuk kam pasur emra. Por mendoj se Vetëvendosja tradicionalisht ka qëndruar mirë në qendrat e mëdha urbane, le të themi në 7 qytetet kryesore”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Vetëvendosja është e fortë e votohet tradicionalisht aty ku dora e pushtetit ka më pak fuqi për të kushtëzuar, e që thotë se janë qendrat urbane.

Konjufca thotë se ndër arsyet që mund të ketë ndikuar në rezultatin e pakënaqshëm është se ndoshta edhe nuk është prezantuar si duhet puna e mirë e Qeverisë.

- Advertisement -

“Mendoj se refleksioni duhet të shkojë në nivel të asaj, që edhe në nivel lokal me ndërtuar strategji nga fillimi, por edhe në nivel qendror punët e mira të Qeverisë të jenë më të dukshme. Strategji që prezanton punët e mira që po bën kjo Qeveri e që janë të nevojshme”, tha ai.

Ndryshe VV në zgjedhjet lokale fitoi 4 komuna: Gjilanin, Podujevën, Kamenicën edhe Shtimen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit