0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Konjufca: Veseli është baba i korrupsionit

Rekomandime

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ka akuzuar PSD-në e PDK-në. Ymerit, i ka thënë se janë ata që kanë ndryshuar sepse dikur kritikonin Haradinajn e tash e mbrojnë.“Kam qenë gjithmonë Vetëvendosje, vi e flas gjithmonë këtu, por të vija në këtë emision në vitin 2012 e t’i them Visar Ymerit se pas disa vitesh do ta mbrosh Ramush Haradinaj, do t’më kishte gjuajtur me gotë. Nuk e di kush paska ndryshuar këtu”, tha ai duke iu drejtuar Ymerit.Konjfuca thotë se VV-ja ka qenë gjithnjë konsistence.

- Advertisement -

Janë përplasur me Ymerin se “kush është më i djathtë e kush i majtë”.“Kadri Veseli është njeri i nëntokës, si mund të qeverisë ai?”, pyeti Konjfuca.Konjfuca tutje ia ka përmendur Krasniqit të PDK-së, disa skandale.

“Psh, këta s’e kanë pasur qeverisjen por e kanë pasur në krye të mekanizmit që është kryesori i Prokurorisë, Bahri Hyseni, e kishte postin më të madh të drejtësisë. Si mund të na shesë Veseli drejtësi”, tha ai, duke ia përmendur edhe rastin PRONTO.“Ju i keni njerëzit kryesor në fryrjen e listës së veteranëve”, i ka thënë Konjfuca Krasniqit të PDK-së, duke shtuar se “Veseli është baba i korrupsionit”.

Memli Krasniqi disa herë i ka thënë Konjufcës, “mos e degrado debatin”, duke kërkuar të mos i hyjnë temave ku përmenden emra të përveçëm.“Çka ka bërë PDK-ja me drejtësi është njëjtë sikur e ka pas qeverisjen e sikur jo”, tha ai.Memli Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosja ka ndryshuar në çdo aspekt, madje edhe programin qeverisës.

- Advertisement -

“Vetëvendosja as s’e do as s’e respekton Kosovën. Etja e tyre për pushtet do t’i pamundësojë për të qenë në qeveri. Gjithmonë do të mbesin në opozitë”, tha ai.Krasniqi, i ka thënë Konjufcës se “Ti udhëhiqesh nga një njeri i dhunës, keni ndryshuar vetëm për t’i mashtruar qytetarët”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit