16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Lekaj: Qeveria Haradinaj ka bërë në Gjakovë ato që askush s’ka arritur t’i bëj

Rekomandime

Ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se qeveria Haradinaj po fillon dhe po i vazhdon projekte të mëdha që asnjë qeveri nuk arriti t’i bëjë për Gjakovën.

Lekaj ka thënë se politikanët e partive tjera janë duke i premtuar ato gjëra që tashmë janë duke u realizuar.

“Derisa oponentët tanë politik vinë në Gjakovë si parashutistë dhe i premtojnë edhe ato gjëra që tashmë janë duke u realizuar, qeveria Haradinaj po fillon dhe po i vazhdon projekte të mëdha që asnjë qeveri nuk arriti t’i bëjë për Gjakovën”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

- Advertisement -

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Derisa oponentët tanë politik vinë në Gjakovë si parashutistë dhe i premtojnë edhe ato gjëra që tashmë janë duke u realizuar, qeveria Haradinaj po fillon dhe po i vazhdon projekte të mëdha që asnjë qeveri nuk arriti t’i bëjë për Gjakovën

Për shumë qeveri që kanë udhëhequr me vendin, Gjakova vetëm territorialisht ka qenë pjesë e Republikës së Kosovës, duke mos qenë asnjëherë në hartën dhe agjendën e tyre të investimeve.

- Advertisement -

Prandaj, qeveria qendrore, si asnjëherë më parë ka investuar në Gjakovën e harruar nga paraardhësit e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Për rikujtim, hidhini një sy vlugut të punimeve në infrastrukturën rrugore të Gjakovës, pa përmendur ndihmën për rrugët lokale.

- Advertisement -

Projektet që mbase dikur ishin veçse dëshirë, tashmë po bëhen realitet.

Rruga “Bujar Roka”, investim 3.5 milionë euro

Zgjerimi i rrugës Dollc – Gjakovë, 57 milionë euro

Qarkorja e Gjakovës, 8 milionë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit