1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konjufca zbulon sondazhin e fundit që ka bërë një parti: Do kemi diku 50 deputetë

Rekomandime

Anëtari i Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se në sondazhin e fundit partia që përfaqëson ai po prinë e para në Kosovë.

- Advertisement -

Konjufca ka thënë se në sondazhin e fundit që e ka bërë një parti tjetër dhe jo ata, Vetëvendosje ka mbi 40% apo diku 50 deputetë.

Ai thotë se në bazë të këtij sondazhi një qeverisje e mirë do ishte me Vjosa Osmanin dhe pakicat.

“I fundit që e ka bërë një parti politike ka dal mbi 40%, me deputetë jemi diku 50 deputetë”, tha Konjufca.

- Advertisement -

“Në bazë të këtij sondazhi po të bëhej një koalicion me Vjosën dhe pakicat, do kishte qenë një qeverisje ma e qartë”, tha Konjufca në Prime Time në Kanal 10.

Ndryshe, Konjufca tha se qytetarët do t’i japin shansin edhe njëherë VV’së për të qeverisur me Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit