8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kontingjenti i FSK’së pjesë e ushtrimit ndërkombëtar në Gjermani

Rekomandime

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo me një kontingjent nga kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare, do të jetë pjesë në ushtrimin Ndërkombëtar ,,KFOR 30” në Republikën Federale të Gjermanisë në bazën ushtarake Amerikane Hohenfels nga sot deri më 28 shkurt.

“Ushtrimi ,,KFOR 30” përgatit dhe trajnon trupat për mision në Kosovë, ky ushtrim është vlerësues për trupat para zbarkimit për mision, përkatësisht me fokus kryesor situatën aktuale në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e këtij ushtrimi me oficerë e nënoficerë, sipas tyre, me qëllim të ndërveprimit me partnerët duke bashkëvepruar në një ambient shumëkombësh, për të krijuar ambient të sigurt në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit