21.3 C
Pristina
Monday, June 5, 2023

Koreja Veriore kërcënon Shtetet e Bashkuara: E kemi një dhuratë për ju

- Advertisement -

Të rekomanduara

Koreja Veriore i ka kërcënuar në mënyrë të tërthortë Shtetet e Bashkuara në lidhje me afatin e caktuar për përparimin e bisedimeve bërthamore, duke thënë se është në dorën e Uashingtonit për të vendosur se çfarë dhurate krishtlindjesh do ta marrë nga Pjongjangu në fund të vitit.

Administrata e liderit koran, Kim Jong-un, është përpjekur ta shtojë presionin ndaj Shteteve të Bashkuara që ta lirojë vendin e vet nga sanksionet e rënda ekonomike, duke thënë se nuk do ta vazhdojë procesin e denuklearizimit pa u larguar ndëshkimet.

Megjithatë, negociatorët amerikanë e kanë injoruar afatin e caktuar nga Koreja Veriore për bisedime, nëse Shtetet e Bashkuara nuk lëshojnë pe deri më 31 dhjetor, duke thënë se ky është një afat arbitrar dhe artificial.

- Advertisement -

Në një deklaratë të zëvendësministrit të jashtëm korean, Ri Thae Song, Pjonjangu e akuzoi administratën e presidentit Trump se po mundohet të blejë kohë para zgjedhjeve të vitit 2020.

“Dialogu i proklamuar nga Shtetet e Bashkuara në thelb nuk është asgjë tjetër pos një mashtrim budalla për ta mbajtur Korenë Veriore të lidhur për dialogu. Ajo që mbetet për t’u bërë është që Shtetet e Bashkuara ta zgjedhin dhuratën që do ta marrin”, thuhet në këtë deklaratë.

Në të kaluarën, Koreja Veriore u është referuar si dhurata testimeve provokuese ushtarake. Pas testimit të parë të raketës balistike ndërkontinentale në korrik të vitit 2017, Kim Jong-un kishte thënë se kjo armë është një pako dhuratash për amerikanët me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, shkruan “Independent”.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -