2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Koronavirusi! Preken më shumë meshkujt apo femrat? Të dhënat e Italisë përmbysin atë që thuhej derimë tani

Rekomandime

Në javët e para të pandemisë, një nga treguesit më interesantë ishte diferenca gjinore e personave të prekur. Meshkujt dukeshin sikur kishin një predispozitë shumë më të lartë për t’u infektuar nga koronavirusi.

- Advertisement -

Por gjatë muajt prill gjërat kanë ndryshuar radikalisht, të paktën në vendin evropian më të go ditur në numrin e jetëve të humbura, Italinë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik italian, tashmë të infektuarit të gjinisë femërore përfaqësojnë 51.4% të totalit prej 193 mijë personash.

Virologët nuk janë ende të qartë të arsyeve konkrete të këtij kthimi, që mbetet pothuajse i pandryshuar nga periudha e parë e epidemisë italiane vetëm në bilancin e je tëve të humbura, ku meshkujt janë ende 63.3% më shumë.

Një nga faktorët sipas mjekëve është fakti se popullsia femërore është dominante në azilet e të moshuarve, që u go ditën shumë në pjesën e dytë të koronavirusit, dhe tashmë përbëjnë 44% të jetëve të humbura në prill.

- Advertisement -

Nuk mund të harrohet edhe kapitulli i personalit shëndetësor. Rreth 20 mijë “bluza të bardha” janë infektuar në vendin fqinj, ku 31% ishin mjekë, dhe të tjerët infermierë dhe personel ndihmës, ku gjinia femërore është sërish në mazhorancë.

Duke marrë parasysh këtë grup specifik, në linjë të parë në sfidën ndaj COVID-19, vlen të theksohet se, dje me vdèkjen e një mjeku 62-vjeçar në Bergamo, bëhen 150 víktimat italiane në radhët e personelit mjekësor

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit