9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kosnett: Duket se Vuçiq zgjodhi Putinin në vend të Perëndimit, BE dhe SHBA ta keni parasysh

Rekomandime

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, u është drejtuar BE-së dhe SHBA-së ta kenë parasysh veprimin e presidentit serb karshi Vladimir Putin, pasi duket se ndërmjet Perëndimit dhe Putinit, presidenti serb zgjodhi këtë të fundit.

- Advertisement -

Këtë koment Kosnett e ka bërë në profilin e tij në Twitter.

“Pra, duket se Presidenti i Serbisë Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi kini parasysh”, ka shkruar ai ndër të tjera.

- Advertisement -

Kujtojmë se Vuçiq po aplikon qëndrim të dyfishtë në kohën kur lufta ka nisur në Ukrainë, me urdhër të Putinit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të vë sanksione ndaj Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit