4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kosnett në ofensivë diplomatike për heqjen e taksës

Rekomandime

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett iu ka bërë të qartë liderëve në vend, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentares Vjosa Osmani si edhe ministrave se taksa e vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja duhet të hiqet.

Të njëjtin qëndrim e ka përsëritur edhe në takimin që sot e ka pasur edhe me Minsitrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

- Advertisement -

Ambasadori Kosnett po vazhdon takimet me përfaqësuesit e qeverisë së re ndërsa sot është takuar edhe me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Ai është takuar me kryeministrin, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrat Hoti dhe Abazi si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën si dhe do të takohet edhe me ministrat tjerë.

Ai po vazhdon takimet e rregullta edhe me partitë opozitare”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

- Advertisement -

Në të gjitha takimet, si në ato të rregulltat me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett ka folur për rëndësinë e heqjes së menjëhershme të taksës.

Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënieve së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eleminuar menjëherë tarifat”, shkruhet në njoftim.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi kanë bërë thirrje për heqje të taksës, ndërsa kanë dalë kundër reciprocitetit që e ka paralajmëruar Qeveria Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit