1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kosova ia ofron Kroacisë ndihmën e FSK-së pas tërmetit

Rekomandime

Kosova i ka ofruar ndihmë Kroacisë pas tërmetit të djeshëm, është bërë e ditur në një njoftim nga Qeveria, raporton Gazeta Expres.

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar letër Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, të cilit i ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit dhe i ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës për t’u përballur me pasojat.

‘’Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet e mëdha nga tërmeti që goditi rajonin e Petrinjes dhe u ndje deri në Zagreb e rajone të tjera. Si Kryeministër i Kosovës, unë do të doja të ofroja mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë e shquar dhe e trajnuar mirë në misionet e kërkim-shpëtimit, e cila është e gatshme të ndihmojë qytetarët dhe autoritetet kroate në tejkalimin e pasojave të tërmetit’’ thuhet në letrën e Kryeministrit Hoti, dërguar homologut kroat Plenković.

Hoti ka shprehur besimin se Kroacia do ta kalojë këtë fatkeqësi natyrore sa më trimërisht të jetë e mundur. Ndërsa ka theksuar gatishmërinë e Kosovës për të ofruar ndihmë me të gjitha kapacitetet.

- Advertisement -

‘’Si vend mik dhe si aleat, Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Kroacinë dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka në kapacitetet tona për të lehtësuar vuajtjet dhe për të tejkaluar sa më shpejtë pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore. Populli i Kosovës është këtu për të ndihmuar dhe kjo ndihmë ofrohet me gjithë zemër’’ thuhet në letrën e Kryeministrit Hoti.

Po ashtu Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë zhvilluar biseda me institucionet homologe nga Republika e Kroacisë, të cilave u kanë shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ofruar ndihmën e nevojshme për tejkalimin sa më të shpejtë të pasojave që ka lënë tërmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit