-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kosova në planin qeverisës të kancelarit austriak, Sebastian Kurz

Rekomandime

Në programin qeverisës të kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, është përfshirë edhe Kosova. Konkretisht aty përmendet përkrahja e dialogut dhe liberalizimi i vizave.

Sebastian Kurz, u zgjodh për herë të dytë kancelar i Austrisë dhe kështu në programin e tij qeverisës ai ka futur edhe Kosovën.

- Advertisement -

Në dokumentin pesë-pikësh të siguruar nga Klan Kosova, përmendet përkrahje e Vjenës në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin europian.

Në pikën e dytë, theksohet mbështetja e qeverisë austriake për procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Austria do të vazhdojë ta ndihmojë në mënyrë aktive Ballkanin Perëndimor në rrugën europiane.

- Advertisement -

Mbështetje aktive për dialogun Beograd-Prishtinë midis Serbisë dhe Kosovës.

Dialog i vazhdueshëm me vendet e Ballkanit Perëndimor (përfshirë shkëmbimin intensiv parlamentar).

- Advertisement -

Përpjekje të mëtutjeshme për liberalizim të vizave për Kosovën”, shkruhet në planin qeverisës të Kurz.

Më poshtë keni edhe dokumentin në gjuhën gjermane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit