-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosova para dy zgjedhjeve për Komandant Suprem: Haradinaj apo Osmani?

Rekomandime

Një gjë dihet, Presidenti i ardhshëm i Kosovës përballjen e parë do ta ketë me Vuçiqin. Pyetja është, kush mund të përballet me të?

- Advertisement -

Kosova më 14 shkurt voton për zgjedhjet nacionale, por si asnjëherë më parë këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, Komandantin Suprem të FSK-së, ku dy kandidaturat kryesore janë ajo e prijësit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe ajo e Vjosa Osmanit, ish-pjesëtares së LDK-së, tani pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen.

Haradinaj dhe Osmani janë profile të ndryshme politike. Kanë bindje dhe mendime të ndryshme për diplomacinë. Haradinaj në politikë vjen nga lufta, ishte gjeneral me nam i UÇK-së, ndërkohë që Osmani në politikë ka hyrë përmes një dere që ia kishte hapur Fatmir Sejdiu kur u bë president i Kosovës, duke e marrë atë si këshilltare.

Ramush Haradinaj ka përvojë më të gjatë në politikë. Ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës për dhjetëra vite, dy herë kryeministër i Kosovës, pjesë e tavolina me ndërkombëtarë ku janë marrë vendimet me peshë për Kosovën, ndërkohë që Osmani është ende e pasprovuar në beteja politike. Ajo figurën e saj politike e ka ngritur përmes përplasjeve të forta me pushtetin, kryesisht me ish-Presidentin Thaçi.

- Advertisement -

Një arsye tjetër pse Haradinaj e kërkon Presidencën është edhe aspekti i sigurisë. Ai njihet si Kryeminsitri i Ushtrisë, meqenëse në mandatin e tij si Kryeministër i Kosovës, pas një lufte të gjatë diplomatike, Ushtria e Kosovës u votua në Kuvend. Ai thotë se tani koha është që Ushtria të dërgohet në NATO dhe të profesionalizohet e armatoset.

Një tjetër argument që taborri i Haradinajt e ka përdorur në favor të tij, është edhe ekuilibri politik. Duke e parë Kurtin si Kryeministër, AAK mendon që do të ishte e pashëndetshme për demokracinë që Kryeministri dhe Presidenti të vinin nga një tabor politik dhe ta kishin pushtetin e tërësishëm mbi institucionet.

- Advertisement -

“Një balanc është i nevojshëm”, përsërit shpesh Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se e respekton kundërkandidaten e tij, por thotë se kjo kohë ka nevojë për një president ndryshe nga vlerat e saj.

“Unë kam një rekord më të gjatë, më kredibil të ballafaqimit me Serbinë. Fillon diku në ’93-4. Kalon nëpër përpjekjet për liri, proceset gjyqësore, refuzimin e planit të Ban Ki-moon-it, e deri te taksa, ushtria e të gjitha këto”, ka thënë Haradinaj në një prej intervistave të fundit.

Ai ka thënë se përpara Serbisë është kredibil, e kjo kohë është pikërisht koha kur Kosova pritet ta ketë përballjen me Serbinë për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit të ngrirë.

“Jam në gjendje me u përballë me Serbinë, me Vuçiqin”, thotë Haradinaj.

Edhe sipas shumë analistëve, figura e Haradinajt do të ishte shumë e fuqishme se ajo e Osmanit në raport me Serbinë, kur dihet se vendin e presin procese kritike në të ardhmën e afërt. Sipas tyre, Haradinaj është vështirë i manipulueshëm. “Vjosa si presidente nuk do të mund të ishte një balancuese e mirë në skenën politike, për shkak se sa ishte në LDK doli kundër partisë së saj, e tani shumë lehtë e orientueshme nga “shefi i ri””, thonë analistët.

Zgjedhjet janë afruar, ndërkohë pas konstitutimit të Kuvendit dhe para zgjedhjes së Kryeministrit të ri, duket se gjëja më e rëndësishme është zgjedhja e Presidentit të ri, që vendi ta gjejë stabilitetin e munguar politik tash e një kohë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit