-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kosova po i dërgon paret e Diasporës në Serbi dhe Kinë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Nga diaspora çdo vit vijnë rreth 1 miliard euro. Ky është infuzioni i fuqishëm për ekonominë tonë, pa të cilën ne nuk mund të funksionojmë as me këtë ekonomi primitive që kemi.

Thjeshtë, paret e diasporês janë si oksigjeni dhe gjaku për një organizëm. Po u hoqën, mbesim në vend.

Por, ne në vend që ti përdorim ato pare me mend, tash e 50 vjet i çojna në import.

- Advertisement -

Kryesisht ai import bëhet me blerje mallrash në Serbi dhe Kinë.

Ne e kemi mbajtë lidhjen me atje, duke dërgu çdo vit afro 25 mijë persona. Por, popullata po tkurret dhe kemi rënie të frikshme të natalitetit. Ndërkohë, gjeneratat e krijuara atje dalëngadalë do të fillojnë ti humbin lidhjet me këtu.

- Advertisement -

Kjo çasje duhet të ndryshohet radikalisht. Diaspora nga mjeti ynë për vjelje të pareve kesh duhet të shihet si partnere e ndërtimit të shtetit.

Disaspora nga oksigjeni, duhet të fillojë të jetë pjesë integrale e organizmit. Natyrisht, paret e tyre duhet të përdoren për krijim të mbivlerës, mallrave e shërbimeve e jo për tua mbushur thesarin me deviza armiqëve tanë.

Duhet të krijohet menjëherë një trup që identifikon menaxherët dhe biznesmenët e diaspirês, tu krijohen krejt lehtësirat e mundshme dhe të bëhet ndërlidhja e kapitalit.

Pse jo të mos u japim toka falë për aktivitete ekonomike, lirim nga taksat, mbulim të një pjese të pagave për punëtorë e të tjera.

Natyrisht, nga këto lehtësira në asnjë rrethanë nuk guxojnë të përdoren për ndërtim të banesave. Diaspora po investon fuqishëm në banesa që lihen thatë. I harxhojnë paret e fundit, futen kredi tëderi në fyt për të ble banesa këtu që rrijnë thatë 50 javë në vit. Dy javët e mbetura vijnë dhe e bëjnë vetëm gjumin. E shpeshherë pjesën më të madhe e kalojnë në bregderin shqiptar.

Për tu ndërtuar ato banesa dhe shtëpi duhen blloka që kryesisht blihen në Serbi. Duhet cement që kryesiaht blihet në Serbi e Greqi.

Ndërkohë, për banesat e shtëputë e tyre që rrinë thatë, duhet ndërtu e mirëmbajtl infraaktruktura, që buxhetit te vendit dhe të kolunave iu kushton shunë miliona çdo vit.

Ky ves edhe i diasporës duhet të ndryshojë. Të fillojnë ta shikojnë Kosovën si një vend ku mund të fitojnë pare e jo veç ku duhet të shpenzojnë. E për ta bërë këtë në vend të kapitalit të vdekur dhe atij konsumues, duhet t’ia nisin me prpjentu fillinisht në kokën e tyre, pastaj edhe në praktikë projekte profitabile. Ka sa të duash. I gjeni në vendet ku po punoni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit