1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kosova ‘pushton’ Shqipërinë, 20 mijë kosovarë shkojnë për fundjavë në deti

Rekomandime

Mëngjesi i së shtunës ka nisur me një fluks te lartë të qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë. Pika kryesore e kalimit mbetet Morini dhe “Rruga e Kombit”.

- Advertisement -

Janë familjarë, grupe miqsh që po shkojnë drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, veçanërisht atyre bregdetare, për të kaluar këtë fundjavë.

Policia kufitare është impenjuar që në orët e para të mëngjesit me procedurë të përshpejtuar për të lehtësuar kalimin sa më shpejt të kufirit.

Vetëm gjatë orëve të para të së shtunës e deri pasdreke, përllogariten të kenë hyrë më shumë se 8000 mjete dhe rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

- Advertisement -

Ata janë dyndur në zonat bregdetare, kryesisht në Shëngjin, Velipojë, Gjiri i Lalzit, Durrës, Golem, por edhe në jug, Vlorë, Dhërmi e Sarandë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit