0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kosova sot i shpëtoi 5 miliardë euro

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Sot Kosova mori një lajm të madh: U tërhoq Contour Global për ndërtimin e Termocenralit “Kosova e Re”.

Kjo nënkupton, se populli i Kosovës vetëm në emër të energjisë elektrike, për 20 vjetët e ardhshme do të paguajë rreth 5 miliardë euro më pak energji elektrike sa i ishte gatuar të paguante nga qeveria e kaluar.

Kjo, pasi kthimi në investime për një termocentral që ka jetëgjatësi 40 vjet, i ishte garnatuar për 6 vjet! Pra, investitori do të na i rruante paret për 6 vjet, ndërsa plot 34 vjet do të fitonte në kurriz tonin.

- Advertisement -

Nga ajo që ishte gatuar, ditën kur ky termocentral do të niste operimin, Kosovës do t’i dyfishoheshin ose edhe më tepër tarifat e energjisë elektrike.

Kjo nënkupton, se në 20 vjet, ngarkesa për popullin e Kosovës do të ishte së paku 5 miliardë euro mbi tarifat ekzistuese.

- Advertisement -

Investitorit i garantohej gjithcka: Kredia për ta ndërtuar, investimi dhe në fund kthimi i investimeve. I garantohej edhe fitimi i majmë.

Kompania ndërtuese ndërkohë, nuk barte asnjë risk të vetëm.

Për më tepër, ky termocentral ishte paraparë të ndërtohej në Obliq, duke operuar në një zonë që afekton së paku gjysmën e popullatës së Kosovës.

Termocentrali i ri mund të alokohet më në përendim, psh në bazenin e Drenicës, ku ka miliarda tonë qymyr, por popullata është dukshëm më e rrallë dhe ndikimi direkt në popullatë është shumë më i vogël.

Ne nuk kemi nevojë ti garantojmë askujt asgjë. Termocentrali është fabrikë dhe a e shet mallin a jo fabrika, nuk ka nevojë të brengoset e as të paguajë populli i Kosovës tarifa të cmendura për këtë.

Risku i secilit biznes duhet t’i takojë atij që i investon parata. Ne duhet t’ia garantojmë operimin e lirë, furnizimin me qymyr dhe rregullativën energjetike dhe ambientale.

Buzhala ka reaguar edhe ne profilin e tij ne facebook:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit