Saturday, July 20, 2024

Kosovarët po e bëjnë historinë: Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për fitoren e Kosovës

- Advertisement -
- Advertisement -

Historik po e konsiderojnë rrugëtimin e Kosovës drejt Euro 2020, mediat e huaja. Sidomos, pas fitores së djeshme të Përfaqësueses kundër Çekisë ambicioze, transmeton Gazeta Metro.

2 me 1 fituan djemt tanë në ndeshjen që u luajt dje në ‘Fadil Vokrri’, gjë që ngjalli edhe më shumë shpresat për kualifikimin e parë në Euro 2020.

- Advertisement -

Se Kosova do të kualifikohet, po shkruajnë edhe mediat e huaja si  EuroSport, BBC, Daily Mail e Washington Post.

“Shteti ballkanas që fitoi njohjen e UEFA dhe FIFA vetëm tre vjet më parë, ka mundësi për fitore”, kështu thuhet në artikujt e tyre.

Pas kësaj fitore, Kosova ka marrë edhe pozitën e liderit në Grupin A. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, ‘Dardanët’ kanë 8 pikë, 2 fitore dhe 2 barazime, duke vazhduar ëndrrën drejt kualifikimit për në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

- Advertisement -

Pas tyre renditet Anglia, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Ndryshe, Kosova takohet pas tre ditësh(10 shtator) pikërisht me Anglinë.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura