1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kosovarët së shpejti do të paguajnë për qese e shishe të plastikës

Rekomandime

Secilin produkt që e blejnë e vendosin në qese të plastikës.

- Advertisement -

Por ato së shpejti do të bëhen me pagesë 5 centë.

Ishte paralajmëruar se do të fillojë në janar të këtij viti, mirëpo kjo nismë është në proces e sipër.

Qytetarët e mirëpresin këtë vendim të institucioneve.

- Advertisement -

Udhëzimi administrativ për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit është në konsultim publik.

Zëvendës ministrja e Mjedisit Linda Çavdarbasha, tregon se ky udhëzim u bë që të reduktohet përdorimi i qeseve të plastikës.

- Advertisement -

Pos qeseve nën 25 mikron, ato më të trasha do të paguhen me para.

Edhe produktet tjera të plastikës siç janë shishet do të bëhen me pagesë.

Por ato para do t’u kthehen qytetarëve pasi ata t’i kthejnë shishet në një makineri sipas sistemit të rimbursimit të depozitave.

Ndonëse thotë se është vendim i vonuar, ekspertja e Mjedisit Egzona Kadiu-Shala e mirëpret këtë iniciativë.

Udhëzimi administrativ do të hyjë në fuqi pas miratimit në Qeveri, raporton T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit