-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kosovari 71-vjeçar vdes në burgun e Osakas, familjarët akuzojnë autoritetet japoneze

Rekomandime

Një pensionist shqiptar nga Kosova, me qëndrim prej shumë vjetësh në Gjermani, ka vdekur në një burg japonez.

71-vjeçari po e vuante në Osaka dënimin prej 9 vjetësh burgim që i ishte shqiptuar nga një gjykatë japoneze për veprën penale, tregti me narkotikë, shkruan ëestfalen-blatt.de

- Advertisement -

Në çantën e tij në aeroportin e Fukushima-s, në vitin 2015 ishin gjetur tre kilogramë Crystal Meth, me vlerë prej 500.000 eurosh.

Fëmijët e tij në Gjermani akuzojnë autoritetet japoneze se e kanë dënuar dhe mbajtur në burg të pafajshëm babanë e tyre.

“Babai ynë është abuzuar si korrier droge”, thonë me bindje familjarët e tij, transmeton albinfo.ch. Në shkurt të vitit 2015 ai, përkundër paralajmërimeve këmbëngulëse të tyre, kishte fluturuar për në Hong-Kong, pasi që kishte siguruar një biletë pa pagesë.

- Advertisement -

Ai kishte marrë para kësaj një letër, sipas së cilës do të merrte 50.000 euro nga trashëgimia e një multimilioneri, përcjell albinfo.ch. Këto para ai donte t`i përdorte për gruan e tij të goditur nga sulmi në tru, e cila kishte nevojë për përkujdesje dhe e cila ndërkohë ka vdekur.

Në Hong-Kong ai ka takuar persona deri tani të panjohur. Pak para se të fluturonte për në Japoni, atij një grua i kishte dhënë një çantë, në të cilën i kishte thënë se kishte një dhuratë për gruan e tij të sëmurë. E në të vërtetë, aty kishte pasur drogë.

- Advertisement -

Pastaj ai ishte kapur në doganën japoneze me drogën e përmendur dhe ishte gjykuar me 9 vjet burgim. Djemtë e tij kishin marrë pjesë në gjykim.

Në tetor të vitit 2018 K. P. në qelinë e tij pëson gjakderdhje në tru dhe prej atëherë ka rënë në gjendje kome, nga e cila nuk është zgjuar më kurrë. Më 5 tetor 2019 ai ka ndërruar jetë dhe familja tashmë e ka sjellë kufomën e tij në Gjermani. “Transportimi i kufomës na ka kushtuar 25.000 euro”, ankohet i biri.

Derisa ai ende ishte në gjendje të mirë, djemtë e tij kishin kontaktuar me babanë e tyre, duke këmbyer letra. Por nuk i kishin treguar se nëna e tyre, gruaja e tij, kishte vdekur në vitin 2017.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit