0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kosovari mashtrohet nga tre ganezë, paguan rreth 4 mijë euro për t’i tërhequr 16 milionë dollarët e “trashëguar”

Rekomandime

Një qytetar nga Fushë-Kosova është lajmëruar në redaksinë e Gazetës Sinjali për të paraqitur një rast të mashtrimit, viktimë e të cilit ka qenë vetë ai, dy vjet më parë.

Ai thotë se ka paguar rreth 4 mijë euro për t’i tërhequr 16 milionë dollarë, të cilët tre persona nga Gana i kanë thënë se ia ka lënë trashëgim një person me emrin Gabriel, i cili gjoja kishte mbiemrin e tij.

- Advertisement -

Isaac Odent dhe Simon Dornoo, si dhe një person tjetër, i cili është prezantuar si avokat, kanë kontaktuar me qytetarin, të cilit i kanë shënuar disa adresa me emra të personave të ndryshëm, ku ai duhet t’i dërgonte paratë, në mënyrë që “t’i tërhiqte dollarët që i ishin trashëguar”.

Mirëpo, pasi që i ka kryer pagesat, ai thotë se tre personat në fjalë nuk i janë përgjigjur më.

- Advertisement -

Për ta zbardhur këtë rast, ai tha për Gazetën Sinjali se ka kërkuar ndihmë nga EULEX.

Ai thotë se ka dërguar ankesë edhe në Ministrinë e Drejtësisë në Gana, në shtetin e origjinës së tre personave të cilët thotë se e mashtruan, por nuk ka pranuar ende ndonjë përgjigje.

- Advertisement -

Për një rast të tillë të mashtrimit Gazeta Sinjali ka raportuar se ka ndodhur ditë më parë në Prizren. Atje një qytetar ka paguar 10 mijë euro për t’i tërhequr 5 milionë dollarë, të cilat një person në Facebook i ka thënë se t’i ka lënë trashëgim një i afërm.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit