4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kosovarit i refuzohet për herë të dytë shtetësia zvicerane pasi shëtitej me trenerka rrugëve të qytetit

Rekomandime

Qytetarët e Bubendorf, një qytet i vogël në Zvicër, kundërshtuan kërkesën për natyralizim të kosovarit Hamdi Halili.

- Advertisement -

Pasaporta zvicerane iu refuzua kosovarit Hamdi Halili tashmë për herë të dytë, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Reporteri.net.

Herën e parë Halilit iu mohua pasaporta zvicerane në vitin 2016. Arsyeja ishte kjo: Disa vendas u shqetësuan, ndër të tjera, nga fakti që Halili në qytet endej me veshje sportive në këtë rast, trenerka.

Gjykata kantonale më pas konstatoi që refuzimi i kërkesës për natyralizim të ishte mjaft i justifikuar dhe udhëzoi komunitetin e qytetarëve që të vendosin përsëri për natyralizimin e tij.

- Advertisement -

Presidenti i komunitetit, Roger Frey, indirekt konfirmoi se nuk ka asnjë arsye të dukshme për refuzimin e shtetësisë.

Asnjë gazetar nuk lejohej të ishte i pranishëm në dhomë gjatë votimit. Gruaja dhe djemtë e Halilit, të cilët janë natyralizuar, gjithashtu u larguan nga dhoma. Nëse anëtarët e familjes së tij me të drejtë votimi do të lejoheshin të ishin atje, do të kishte qenë e mjaftueshme për tu pajisur me pasaportën zvicerane, sepse rezultati i votimit do të ishte 23 me 21.

- Advertisement -

Ndërkohë Halili vazhdon të jetë pa pasaportë derisa të mos veshë më trenerka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit