Sunday, July 21, 2024

Kosovarja lind fëmijën e saj të parë në moshën 58 vjeçare

- Advertisement -
- Advertisement -

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në të premten në Leverkusen të Gjermanisë. Shqiptarja 58-vjeçare, ka lindur një djalë, për të cilën ishte e pazakontë dhe e habitshme. “Është një djalë i shëndetshëm, 3360 gramë në peshë dhe 53 centimetra në madhësi”, raporton spitali Leverkusen.

Nëna Flora dhe djali Floriani janë mirë, aktualisht po shërohen në repartin e lindjes, thonë mjekët e spitalit, shkruan Bild, përcjell Telegrafi. Flora ka thënë se ka pritur një jetë të tërë, për të lindur fëmijën e parë.

- Advertisement -

Pas një shtatzënie krejtësisht normale, foshnja ishte marrë nga prerja cezariane për të mos rrezikuar për ndonjë komplikim të papritur. I lumtur dhe krenar është shprehur edhe babai i të porsalindurit, Sjdi (72 vjeç), i cili ka thënë se plot 24 vite kishte dashur një fëmijë.

“Floriani është kaq e bukur. Ai ka sytë dhe hundën time. Ai është një dhuratë, një mrekulli e vërtetë”, tha ai.

Gjinekologia që ka asistuar në lindjen e Florës, ka thënë se në dhjetë vitet e saj në spitalin në Leverkusen, ajo kurrë nuk kishte përjetuar një lindje të tillë.

- Advertisement -

“Kjo ishte gjithashtu një eksperiencë emocionuese për mua. Ne kemi raste të ndryshme, por një shtatzëni në moshën 58-vjeçare – kjo është shumë e veçantë “, thotë ajo.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura