11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kosovës i shtohet edhe një parti e re, kryetar i saj është ish-ushtari i UÇK-së

Rekomandime

Më 9 mars është regjistruar partia më e re politike në Kosovë.

E kryetar i Bashkimit për Ndryshim – Anamorava, është zgjedhur Isa Agushi. I njëjti në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se nevoja për të sjellë një subjekt më ndryshe nga subjektet aktuale, bëri që ta formojnë këtë subjekt të ri.

- Advertisement -

Agushi tha se me epiqendër të interesit i kanë komunat e Anamoravës, Gjilan, Kamenicë e Viti, por që programin dhe synimet i kanë të shtrihen në gjithë Kosovën.

Për Gjilanin, thotë se e ndihmoi ardhjen e Alban Hysenit në krye të Komunës, por sipas tij, Hyseni nuk po arrin të bëjë ato që premtoi, pasi edhe buxheti i lëshuar nga Qeveria është i vogël.

Ai mes tjerash në Klan Kosova, foli edhe për pikëpamjet e tyre politike-programore karshi zhvillimeve të fundit. Sipas Agushit, Qeveria nuk do duhej t’i ndante nga 100 euro për 800 mijë qytetarë.

- Advertisement -

Por, me të njëjtat para, mund të financojë projekte mbi energjinë e ripërtritshme, pasi Kosova po përjeton krizë energjetike në sezonin e dimrit. Ndërsa, sipas tij, ekzekutivi do duhej t’i rriste vetëm asistencat sociale për rreth 20%. Ndërsa për sigurinë, meqenëse Agushi është ish ushtarak i shkolluar, dhe ish pjesëtarë i UÇK-së, rekomandoi forcimin me armatim të FSK-së, pasi rreziku është i hapur çdo herë nga Serbia.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit