10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

KQZ nis përgatitjet për zgjedhje në Kosovë, kërkon 7 milionë euro

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) qysh tani ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat planifikohen të mbahen vitin e ardhshëm.

- Advertisement -

Ky institucion ka paraqitur në Ministrinë e Financave planifikimin buxhetor për organizimin e këtyre zgjedhjeve, i cili siç merret vesh, është mbi 7 milionë euro.

Në kuadër të këtij buxheti planifikohet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave.

Por, në këtë institucion kanë ngritur shqetësimin për mundësinë që ky buxhet të mos miratohet sipas kërkesës së KQZ-së, ngase MF-ja ka ofruar 2 milionë euro më pak.

- Advertisement -

Anëtari i KQZ-së, Sabri Hamiti tha se kjo mund të rrezikojë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Projeksioni me ra për 3 milionë, duhet të bëjmë arsyetime të plota. Është shqetësuese me atë buxhet rrezikohen të mbahen zgjedhjet. Krahasimet me raportet e shpenzimeve të zgjedhjeve të tjera, me atë buxhet nuk mund të mbahen zgjedhjet”, tha Hamiti.

- Advertisement -

Ndërsa, kyetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se do t’i dërgojnë një shkresë Qeverisë për ta qartësuar situatën.

Këto deklarata u bënë në mbledhjen e rregullt të KQZ-së, ku u miratua rregulla zgjedhore për fletëvotimet dhe broshurat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit