10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Leonita s’ mund t’i durojë sharjet dhe ofendimet ndaj Granitit, ja çfarë ka bërë ajo

Rekomandime

Gruaja e Granit Xhakës është detyruar të merrte një vendim pas sulmeve të njëpasnjëshme drejtuar burrit të saj.

Xhaka është cak i sulmeve dhe fyerjeve nga tifozët e Arsenalit, që prej incidentit të tij këtë vikend.

Pasi e fishkëllyen në momentin kur po zëvendësohej, Xhaka u inatos dhe provokoi edhe më shumë tifozët, duke u kërkuar të bënin më shumë zhurmë, ndërkaq e hoqi edhe fanellën kur po largohej drejt tunelit.

- Advertisement -

Kjo ka bërë që tifozët edhe në rrjete sociale ta sulmonin shqiptarin.


Por, përveç Xhakës cak i sulmeve ishte edhe gruaja e saj, Leonita, që si duket ka marrë vendim që ta “bllokojë” Instagramin e saj.

Leonita tashmë e ka bërë privat profilin e saj të Instagramit, për shkak të komenteve që dërgoheshin në adresë të saj.

- Advertisement -

Ajo edhe para incidentit të Xhakës me tifozët këtë të diel, kishte marrë mesazhe fyese dhe kërcënuese në këtë rrjet social.

Xhaka ende nuk u ka kërkuar falje tifozëve, ashtu siç presin prej tij shumë ish-futbollistë të klubit, ndërsa nuk është marrë asnjë vendim zyrtar rreth të ardhmes së tij.

- Advertisement -

Për situatën e 27-vjeçarit ka folur edhe trajneri Unai Emery që i ka cilësuar sjelljet e tij si të gabuara, ndërkaq gjatë ditës së djeshme u raportua se mesfushori është takuar me Emeryn dhe drejtorin teknik, Edu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit