LAJMEKQZ nuk ia pranon LDK-së Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës, aplikoi me letërnjoftim të UNMIK-ut00:24 | 19 August 2021Autori: Islam Morina
Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është pranuar si kandidat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Infokus, Përparim Rama, nuk mund të garojë pasi në aplikacionin për certifikim i figuron numri personal sipas letërnjoftimit të UNMIK-ut dhe jo të Kosovës.
“12. Kandidati me numër rendor 1 në listë të kandidatëve për Kuvend Komunal dhe kryetar të Komunës për Komunën e Prishtinës, i figuron numri personal sipas letërnjoftimit të UNMIK-ut dhe jo RKS”, thuhet në dokumenti e KQZ-së të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus.
Përparim Rama, është kandidat nga LDK-ja dhe njihet për projektin i cili u kundërshtua ashpër nga ambientalistët dhe Shoqëria Civile, që synonte ndërtimin e vilave luksoze në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Shumë kandidatë të tjerë për kryetar e asamblistë ose e kanë numrin personal gabim, ose nuk janë banorë të komunave, ku ata synojnë të garojnë./Gazeta Infokus/