11.3 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Kraki: Shteti ka emër – argatët e zhbërjes së Kosovës qafën e thefshin, ja çka do të ndodhë së shpejti me ciklin e tyre

Rekomandime

Profesori në Universitetin e Parisit Nezik Kraki, ka folur pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën, e cila kundërshton hapjen e qendrave të votimit në Kosovë, për referendumin e Serbisë mbi ndryshimet kushtetuese atje.

- Advertisement -

Kraki ka thënë se tani Kosova ka filluar ta quajë veten shtet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, Kraki ka përshëndetur sjelljen e partive opozitare, pos të PDK-së, për të cilën ka thënë se tani ka “halle tjera”.

Ai ka paralajmëruar se “argatët e zhbërjes së Kosovës” se edhe cikli i tyre shpejt do të mbyllet.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Krakit:

Shteti ka emër…

- Advertisement -

Kosova është e pavarur nga viti 2008, por shtet është veç nga viti 2021 kur cikli i dhunuesve të saj u mbyll.

Tash ende disa habiten se si Kosova guxon ta quajë veten shtet, të shfaqet si shtet e të sillet si shtet.

Duhet një herë e mirë t’i jepet fund arrogancës dhe sjelljes sabotuese të diplomatëve, të cilet çuditërisht për mision e kanë ruajtjen e status quo-s në Kosovë e Ballkan duke lejuar e inkurajuar praktika që cenojnë e dhunojnë thelbin e asaj që quhet shtet. Prandaj, u turren për referendumin ilegal serb, duke shkelur edhe në angazhimet e vendeve nga vijnë, të cilat Kosovën e shohin si shtet.

Nga ana tjetër, duhet të mbështetën institucionet legjitime të Kosovës dhe të përshëndetet sjellja shtetëzuese e opozitës (pa PDK, se PDK ka halle tjera ;)), e cila sot e kuptoi që cikli i Kosovës shtet s’ka alternativë.

Endacakët e debateve anti-shqiptare dhe argatët e zhbërjes së Kosovës qafën e thefshin se edhe cikli i tyre shpejt do të mbyllet, përfundimisht.

Shteti ka emër!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit